Vjeshtë në Kinema

slide

Tetori i artë e i gjatë, sjell vjeshtën në DokuKino me premiera dhe oferta të ndryshme.
Film i zhandrit Aksion/Komedi, në rolet kryesore me Taron Egerton, Pedro Pascal, Sophie Cookson, Julianne Moore, Colin Firth e të tjerë vazhdon të shfaqet edhe gjatë muajit të artë si edhe vet emri i tij Kingsman: The Golden Circle.
Shatori na përcjellë edhe filmin Mother! – me rolet kryesore aktorët që kanë fituar çmime të mëdha kinematografike si Jennifer Lawrence, Javier Bardem dhe Ed Harris. Filmi flet për marrëdhënien e një çifti, jetën e tyre dhe sfidat që do të duhet t’i kalojnë kur arrijnë disa mysafirë të paftuar në shtëpinë e tyre.
Muaji i portokalltë do të na kthej prapa në kohë… Me 5 tetor shfaqet premiera e filmit Blade Runner 2049, film ky i cili i paraprin filmit me po të njejtin titull prodhuar në vitin 1982! Filmi i zhandrit Triller/Fanta-shkencë për më tepër, do të shfaqet në formatin 3D dhe ka një kastë të mrekullueshëm të aktorëve përfshirë këtu Harrison Ford, Ryan Gosling, Jared Leto dhe Robin Wright.

Orlando Bloom, Lynn Hung dhe Simon Yam nën regjinë e Charles Martin, sjellin filmin Aksion/Aventurë S.M.A.R.T Chase nga data 12 tetor në DokuKino.
Filmi tregon rrugën me shumë pengesa që një agjent privat i sigurisë do të duhet t’a kalojë, për të mbrojtur një antikë të vlefshme kineze nga Shangai.

Tetori është i artë, i portokalltë por edhe me surpriza.
Çdo të hënë, DokuKino shënon ditën e Kinemasë ku secila biletë është 1 euro më lirë! Për më tepër, për çdo pije ju vjen falas një pop-corn.
Çdo premierë, DokuKino do të ketë oferta për adhuruesit e këtij arti.

www.doku-kino.com është web-faqja ku ju mund të informohen si për oraret e filmat, të rezervoni biletën ashtu edhe të jeni në hap me filmat e rinjë që do të vijnë në Prizren.
Përmes faqes sonë në FaceBook dhe llogarisë në Instagram, ekipi i DokuKino-s do të ju ndihmoj për çdo gjë që ju duhet në lidhje me filmat dhe Kinemanë.

Tetori është i artë, i portokalltë por nëntori do të jetë edhe më mbresëlënës… 😉