Ky SpiderMan është me të vërtetë i jashtëzakonshëm

  • Nga
  • Komentet e mbyllura
slide

Përderisa efektet speciale janë po aq të mira sa gjithmonë, elementet më të mira të filmit janë storja dhe aktorët, ku përfshihet edhe Tom Holland si Spider-Man.

I riu Peter Parker / Spider-Man (Tom Holland), i cili bëri daljen e tij të bujshme në Captain America: Lufta Civile, fillon të zbulojë identitetin e tij të sapoformuar si super-hero në Spider-Man: Homecoming. I entuziazmuar nga përvoja e tij me Avengers, Peter kthehet në shtëpi, ku jeton me Aunt May (Marisa Tomei), nën syrin vigjilent të mentorit të tij të ri Toni Stark (Robert Downey, Jr.). Peter përpiqet të kthehet përsëri në rutinën e zakonshme të përditshme – i hutuar nga mendimet për të provuar veten të jetë më shumë se vetëm Spider-Mani juaj miqësor – por kur Vulture (Michael Keaton) shfaqet si një personazh i ri, të gjitha gjërat e rëndësishme për të do të kërcënohen.
Spiderman Homecoming është vlerësuar në Rotten Tomatoes me 93% vota pozitive dhe 94% e përdoruesve të Google e kanë pëlqyer atë.

Filmi fillon të shfaqet në DokuKino më 6 korrik në ora 19:30 dhe është në formatin 3D.

Share this post Leave a comment

About The Author