Flladi i kinemasë në Korrik

  • Nga
  • Komentet e mbyllura
slide

Temperaturat e larta i menaxhon shumë mirë salla e kinemasë. Me një ambient relaksues, të pastër dhe të freskët, eksperienca e shikuesit është e pazëvendësueshme.

Aventurat e verës në #dokukino ka kohë që kanë filluar, por korriku do të jetë me shumë histori, dramë, të vërteta dhe aksion!

Gjatë këtij muaji, rikthehet në kinema filmi i gjashtë për Njeriun Merimangë. Historia e adoleshentit Peter Parker ka filluar nga viti 2002 dhe pas Tobey Maguire dhe Andrew Garfield, Tom Holland vjen tani në rolin kryesor. Peter Parker në Spiderman:Homecoming do t’a gjej veten duke e kërkuar të balancojë jetën e tij private me detyrat e përgjegjësitë e një Njeriu Merimangë.

Aventurat dhe aksioni në Spiderman:Homecoming do të na shpien në një histori të vërtetash të pa rrëfyera deri tani.

All Eyez on Me, filmi për jetën e shumëpërfolur të një prej reperëve më me zë dhe të njohur botërisht, trashëgimia e të cilit vazhdon edhe pas vdekjes së tij. Misteret e jetës, muzikës, veprimtarisë dhe së fundi vdekjes së tij do të shfaqen në ekranin e #dokukino nga 8 korriku.
Filmi për reperin 2Pac, do të hedhë dritë në shumë fakte e të pathëna të kohës që ai jetoi.

Sofia Coppola, regjisorja femër qe mori çmim në Festivalin e Kanës, duke u bërë femra e parë pas një gjysëm shekulli që merr një vlerësim të tillë, na sjell nga 20 korriku dramën, luftën, feminizmin dhe dashurinë në filmin The Beguiled. Historia zhvillohet në kohën e Luftës Civile, në një shkollë-konvikti për vajza ku një dezertor i luftës, do të kërkoj shërim.

Shihni trailerat e të gjitha filmave të korrikut më poshtë:

Spider-Man Homecoming 3D nga 6 korriku

All Eyez On Me nga 8 korriku

War for the Planet of the Apes 3D nga 13 korriku

The Beguiled nga 20 korriku

Share this post Leave a comment

About The Author