Korriku në DokuKino

slide

Korriku sërish sjell filma të jashtëzakonshëm në ekranin e madh. DokuKino është gati, e ju?

SPIDERMAN HOMECOMING 3D
Nga 6 korriku në kinema

Pas paraqitjes së tij të parë si Spider-Man në Captain America: Civil War Peter Parker mundohet të mbajë në kontoll jetën e tij private, shkollën si dhe titullin si Spider-Man.
Regjia: Jon Watts
Në rolet kryesore: Tom Holland, Robert Downey Jr, Zendaya, Marisa Tomei.
Zhanri: Aksion, Aventurë, Sci-Fi
Formati: 3D

WAR OF THE PLANET OF THE APES 3D
Nga 13 korriku në kinema

Cesar dhe majmunet e tjerë të përndjekur nga koloneli famkeq detyrohen të luftojnë kundër ushtrisë së njerëzve ku ana humbëse është ajo a majmunëve. Tani Cesar do të bëj çmos që ti hakmirret njerëzve, një luftën që do ta vendos fatin e të 2 racave.
Regjia: Matt Reeves
Në rolet kryesore: Judy Greer, Woody Harrelson, Andy Serkis
Zhanri: Aksion, Aventurë, Dramë
Formati: 3D

THE BEGUILED
Nga 20 korriku në kinema

Në një shkollë vajzash në Virxhinia gjatë Luftës Civile, ku gratë e reja janë strehuar nga bota e jashtme, një ushtar i plagosur i Unionit i bashkohet atyre. Së shpejti, shtëpia mbushet me tensione seksuale, rivalitete dhe ngjarjet marrin një kthesë të papritur.
Regjia: Sofia Coppola
Në rolet kryesore: Nicole Kidman, Kirsten Dunst, Elle Fanning
Zhanri: Dramë
Formati: 2D
Kohëzgjatja: 1h 33min
Mosha: 18+